Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 05:22am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
 » Shaban Cakolli
 » Sanije Myrtaj
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
Fluturimi i një poeti …
E diel, 27-04-2008, 12:36am (GMT)

A ke marrë ndonjëherë fluturim
si një zog i lirë në agim
shpirtin tënd a e ke praruar
me rrezet e diellit ne perëndim …

A në një natë të bukur me yje
mbi një hënë plot shkëlqim a ke ndaluar
e me të dashurin tend a je dashuruar

Unë kam kalëruar shqiponja
përmes stuhish të tërbuara
kuçedra kam vrarë
me duart e mia
e folur me dragonj kam
në poezitë e mia …

A je zhytur ndonjëherë
thellësive të detit blu
shoqëri delfinave a u ke bërë
si një sirenë e bukur ëndërruar
një ëndërr
në shekuj të mohuar…

A je endur në xhunglën e harlisur
me tigra e luanë pranë
e të mos trëmbesh prej tyre
se mendjen ta kish marrë
ajo lule e bukur e rrallë
dashurisë për t'ja falë
E kur e ke gjetur
je penduar e je tërhequr
atë bukuri për të mos vrarë..

A një nate të errët
yjet a ke mundur
t'ja qëndisësh qiellit
porta të mrekullueshme
në të të hapësh , a ke mundur
të udhëtosh pa fund
drejt universeve të tjera
mahnitëse paralele
e të shohësh
sa e ndryshme do të ish bota
nëse njerëzit
do të mendonin me zemër…

E të gjesh në to
ato fëmijë që ke humbur
rrugës së jetës abortuar
e të shohesh e të vuash
atë mrekulli jete
mohuar,
padrejtësisht që në embrion
t'i përkëdhelësh,
të ç'mallesh me to
e t'u kerkosh ndjesë
me lot pendimi
në sytë e zemrës
në sytë e shpirtit …

E të flasësh me Zotin
në rrezen e praruar të diellit
e ta ndjesh të të flasë
në sythin e brishtë e të gjelbër
që çel pas dimrit të zemëruar
të të thote , ja një filiz shprese
ngrihu , fatit mos ju përul
ta kam dhënë jetën
për te mos u nënshtruar…

A e ke ndjerë veten
zot të vetes
e të mendimeve të tua
apo ajo llogari e ftohtë
të është bërë zot
e zemrën ta ka akulluar…

E ndërsa ti
bashkëbiseduesi im i rastit
më shet mënd se ç'ke bërë
pas parave rendur
unë padashur ndjek atë fluturën
krahëshkruar
që ndoshta më mirë se ne
jetën e ka kuptuar
edhe se një ditë të vetme
jetë të dhuruar
luleve bredhur luleve kaleruar…

A e ke larë ndonjëhere zemrën
në lot lëndimi e vuajtjeje
që nuk janë të tuat
të vuash me të tjerët
në fatkeqësi a humbje
a ta ngrohësh zemren
nen rrezet
e më të dlirës buzëqeshje…

Ndaj të lutem
mos më pyet se ç'kam bërë
e ç'plane kam për të nesërmen
për të më kuptuar nuk ke
kur pa turp do të të them
Jam , mbetem
e në fluturim do të vdes
i marrosur duke vuajtur
e duke u lumturuar
si një poet…


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Te lindesh ndryshe (23-04-2008)
Në agim… (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXV) (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXIV) (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXIII) (19-04-2008)
Thuamë… (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XXI) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XX) (16-04-2008)
E qara e një fëmije (16-04-2008)
Lumturi familjare (XIX) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVIII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVI) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIII) (09-04-2008)
NJE HISTORI TJETER (08-04-2008)
Lumturi familjare (XII) (08-04-2008)
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]