Letërsia Shqiptare

Fjalë…dhe fjalë
E enjte, 01-05-2008, 04:45pm (GMT)

Fjalë që mbushin jetën tonë
çdo ditë
dashurie , inati
shprese, politike, idhnie
fjalë që dalin nga buzët
e hidhen në erë
e nga era të marra tutje…

Sa të çmuara
fjalët e thëna në heshtje
nuk dalin nga buzët
lindin e mbesin
ne thellësi të zemrës
Fjalë të menduara
e të pathëna
të bukura sa vetë ndjenja
Janë fjalë që nuk dalin
nga buzët
i bëj të lindin
nuk ja besoj erës
fjalë të destinuara
përjetësisht
të rrinë në thellësi
të zemres…



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.