Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 09:34am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
… unë , mamaja dhe treni….
E diel, 04-05-2008, 06:22pm (GMT)

Një kushërira ime thoshte : "Niset katunari dy orë
përpara për të zënë vend në tren e kur vjen fundi i ikën dhe treni
"Unë qeshja gjithmonë por të them të drejtën nuk e besoja. Ka vite që
kushërirën time nuk e shoh më, ka emigruar edhe ajo në Germani dhe nuk
i kam dëgjuar me qyfyret e saja por ajo që më ndodhi një ditë më bëri
ta kujtoja këtë frazë.
Duhej të ikja në Romë në ambasadën çeke pasi më skadonte
pasaporta. Meqë nuk e flas mirë gjuhën çeke thashë të marr mamanë me
vete. Mamaja rrin me vëllain tim , në të njëjtin qytet me mua por për
të shkuar tek ajo duhet të marrësh autobus. E biseduam këtë punë dhe
lamë ditën dhe orën që duhej të merrnim trenin. Unë që për natyrë nuk
jam dhe aq korrekte e gjithë jetën kam vrapuar për të kapur autobusat
apo trenat, nuk isha bërë akoma gati kur dëgjoj telefonin. Ishte
mamaja ime që më thoshte se po dilte nga shtëpia e po shkonte tek
stacioni i trenit. Pashë orën ne mur. Donte edhe dy orë të vinte treni
qe duhej të merrnim. Për të mos e filluar me llafe i them mamasë se
isha gati dhe po dilja nga shtëpia. U vesha shpejt e shpejt duke sharë
me vete pleqërine e mamasë sime që e bënte nganjëherë të pakuptueshme
e ju betova vehtes se do të duroja gjithë ç'do të më thonte e nuk do
t'i ktheja fjalë. Me vrap arrij tek stacioni i trenit. Kishim edhe një
orë e gjysëm kohë. U ulëm në bar e porositëm nje kafe. Mamaja po më
tregonte fill e për pe se ç'kish bërë tërë ditën e kaluar dhe atë
mëngjes, ç'kish gatuar , si e kish gatuar, si kish grirë qepën, si e
kish kavërdisur… Shihja me padurim orën. Një çerek ore para se të
vinte treni marr në telefon burrin e dashur për t'i thënë se pas pak
do të niseshim. Pastaj ja jap telefonin mamasë për të folur nja dy
fjale me dhëndrrin. Për habinë time të madhe e dëgjoj:
- Eh, ashtu jam , nuk jam dhe aq mirë, por fundja ka spitale
edhe atje ku do të shkojmë.-Nje vel pervuejtshmërie kish rënë fytyrës
së saj.
I rrëmbeva telefonin nga dora dhe i them :
-Kthehu në shtëpi se do të iki vetëm. Mangut e kam të bredh
spitaleve të Romës.
- Epo nuk jam mirë , kam ca rrahje zemre…
- Prandaj po të them të kthehesh në shtëpi – ja pata unë që
po zieja nga inati.
Atë kohe u afrua treni. Unë rrëmbeva çantën e renda pas tij. Pas meje mamaja .
- Suzi , po ky është treni …
Unë nuk ja vara dhe hipa. Pas meje dhe ajo. U ulëm ku na desh qejfi pa
parë numrat e vendeve. Vagoni ishte pothuaj bosh me përjashtim të nja
dy vetëve që po përgatiteshin për të zbritur në stacionin tjetër që
është fare afër. Hoqëm palltot , unë nxorra nja dy revista që i kisha
blerë në kjoskën afër stacionit të trenit, nxorra syzet e leximit e
fillova të lexoja. Prisja të më binte inati. Erdhi dhe stacioni tjetër
e ata dy njerëzit zbritën. Unë shfletoja revistat e nëna ime priste që
mua të më binin nervat, sigurisht që të kishte mundësi të m'i hipte
prapë. Kaloi kështu një copë herë e treni nuk po nisej. Kushedi ,
thashë me vete, po pret trenin me të cilin do të ndërrohet. Pashë një
burrë të veshur si faturino që hyri në vagon e bëra gati biletat. Ai u
afrua e unë ja zgjata .
- Ku do të shkojnë zonjat ?
- Në Romë – ja kthej unë.
- Keni ngatërruar trenin, - ma preu shkurt ai,- ky tren e
ka mbaruar itinerarin, tani qëndron këtu deri nesër në mëngjes.
Mua m'u ngritën qimet e kokës përpjete. Bobo, ç'do të bëja unë atje
deri të nesërmen në mëngjes. Kthej kokën e shikoj mamanë time. Nuk
kishte më atë pamje të përvuajtur të një të sëmureje që e shqetëson
zemra. Fytyra e saj shndriste si hënë pesëmbëdhjetëshe , si ata që jo
vetëm gëzojnë shëndet të plotë por u shkojnë të tëra fjollë.
- Mama, kemi ngatërruar trenin – i them duke menduar se
ajo nuk e kish kuptuar atë që na kish thënë faturinoja .
- E mora vesh , - ma ktheu ajo me buzën vesh më vesh, -
unë të thashë por ti nuk më dëgjove. Eshte faji yt.
Unë nuk po i besoja syve dhe veshëve. Atë moment desha ta haja të gjallë.
- Ju këshilloj të zbrisni,- vazhdoi kontrollori.
Rrëmbyem gjithë ato gjëra që kishim hapërdarë, veshëm palltot e
zbritëm Sapo vumë këmbën në tokë na ndaloi kapoja i trenit .
- Më vjen keq zonja. Treni juaj nuk ndalon në këtë
stacion. Ndoshta mund të jetë me disa minuta vonesë , provoni të
merrni një taksi e kthehuni në stacionin tuaj, mund edhe ta kap…
Nuk e mbaroi fjalën kur në shinat afër nesh kaloi me shpejtësi treni
që duhej të ishte i imi.
- Zëre se nuk thashë gjë , biletat janë të vlefshme edhe
për nesër. Provojeni ndoshta keni më shumë fat e nuk e ngatërroni .- e
mbylli ai dhe u largua.
Unë me kokë të varur e nëna ime me buzë vesh me vesh shkuam tek
informacioni i stacionit ku ndodheshim. Morëm vesh se kalonte një tren
tjetër për në Romë pas një ore e që për fat, kështu na tha burri në
sportel, ndalonte në atë stacion.Por mua më ishin prerë gjunjët e nuk
ndihesha mirë as nga trutë.
- Ikim në shtëpi mama , nisemi nesër.
- Sot! - ma preu ime më e nxorri paketën e cigareve e u
dystua në një stol.
C'më gjeti thashë me vete. Mora në telefon burrin e dashur për t'i
thënë që nuk ishim nisur ende por ai me të më dëgjuar zërin më thotë :
- U nisët më në fund? Rrugë të mbarë !
Mu deshën disa minuta t'i spjegoja se nuk isha nisur akoma . Por nuk
i futej në tru. Nuk e di në e kish kuptuar apo jo kur mamaja ma merr
telefonin nga dora dhe i thotë me ton triumfues :
- E ka fajin gruaja jote…

Më në fund treni tjetër erdhi dhe ne zumë vend e u nisem. Pak nga pak
tensioni im po binte e tek shikoja fytyrën e gëzuar te mamasë thashë
me vete se të paktën një të mirë e kish patur edhe kjo, kish prurë
mamanë time në humor. E përkedhela dhe e putha në faqe duke i
pëshpëritur në vesh se e doja shumë.

Imperia, 16 prill 2008


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Semafori (04-05-2008)
Vdekje e bardhë (01-05-2008)
Fjalë…dhe fjalë (01-05-2008)
Sepse ne jemi kështu… (29-04-2008)
Dhe femijët rriten një ditë (27-04-2008)
Fluturimi i një poeti … (27-04-2008)
Te lindesh ndryshe (23-04-2008)
Në agim… (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXV) (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXIV) (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXIII) (19-04-2008)
Thuamë… (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XXI) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XX) (16-04-2008)
E qara e një fëmije (16-04-2008)
Lumturi familjare (XIX) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVIII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVI) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIII) (09-04-2008)
NJE HISTORI TJETER (08-04-2008)
Lumturi familjare (XII) (08-04-2008)
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]