Letërsia Shqiptare

Klithma e memorjes
E hene, 05-05-2008, 11:31am (GMT)

Ecim
me ritmin e jetës
me ritmin e kohës
e harrojme nga pak…
Kujtimet zënë e zbehen
Tek befas vjen një cast
mjafton një i vetëm
ku një zë të buçet
brenda shpirtit
brenda vehtes
e të shurdhon
si një bubullimë rrufeje
të shkund
e të thotë :
kush je
nga vjen
ku shkon
ç'gjak të rrjedh ndër deje ?
Më i lashtë se embrioni
Më i ri se e nesërmja
mpleksur me kujtime
që i ke lënë pas
pa vënë re
rrugës me kohën…
është…
klithma e memories…



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.