Thur e shthur kam tërë ditën
një varg , e nuk mundem
e dita po ikën…
Prej lulesh të freskëta e desha
e qiellit i kërkova pak kaltërsi
e diellit një rreze të florinjtë
me to të bëja sfond e një kornizë…
Thur e shthur e lulet m'u vyshkën
hoqa dorë nga vargu që doja
mbajta një trëndafil të kuq vetëm
e nga mijëra fjalë qe desha të t'i thoja
fare pak më mbetën …
…Faleminderit që më dhurove jetën…
Imperia 11 Maj 2008