Miku im i vogel
E diel, 15-07-2007, 05:41pm (GMT)
Kush tha që, sytë ti mori errësira? Dhe, që buzëqeshja, fluturoi në re? Ti, je këtu, Miki, miku im i vogël. Je, këtu, me ne! Ende është mes nesh, frymëmarrja jote… Të bukurën buzëqeshje, këtu e ke!!! Endesh si një ëngjëll, nëpër ditët tona. Sytë e tu të brishtë, i shoh dhe në gjumë. Jeta, është e shkurtër, do shihemi, Miki. Miku im i vogël, që, më mungon, kaq shumë...
|