Dëbora e pashmangshme
E diel, 15-07-2007, 05:43pm (GMT)
Ti, me urrejtje, ndihmon dëborën. Ti, me përbuzje, me grric fytyrën. Ti, me dëshirë, ledhaton, jetën e zbrazët. Ti, shprish natyrën. Në ç’perëndi, je betuar të më mplakësh? Në ç’det, e peshkove alibine? Në ç’humnerë, e gërmove legjendën? Në ç’epokë, dyfytyrësinë? E pafytyrë. E pashmangshme kjo dëborë! Që, flokët po m’i zbardh. E, shpirtin, po ma vret. Dhe, flaka që u ndez, mes nesh, dikur… Në akullsinë e saj u tret. U tret…!
|