Nderi në atdheun tim E diel, 15-07-2007, 05:44pm (GMT)
Në atdheun tim, nderin, si mburojë, e veshin ata që s’e kanë. Me turp e përlyejnë, orgjitë e “të mëdhenjve”. Dhe, për çudi, si dekoratë, ua varin çakenjve. Atdheu im i varfër, Ti, s’je i maskarenjve!!!