Ku të fshihem?
E diel, 15-07-2007, 05:46pm (GMT)
E fsheh fytyrën. E fsheh shpirtin. E fsheh ndjenjën, pas një perdeje të zezë… Me frikën, se më përgjon dikush, po vdes! Se, sytë tuaj, me tatuazhe të frikshme, I nxinë ditët. I lerosën netët. I përdhunuan ëndërrat e mia. Vdiq gëzimi. Pakëz durim, kërkon të më shesë, Tregtari dredharak: Mashtrimi!
|