Lumenjtë e mi rrjedhin…
E diel, 15-07-2007, 05:46pm (GMT)
Lumenjtë e mi, rrjedhin, në detin tënd të vdekur… Dhe, më hapen plagë, në shpirt, në tru. Ëndrrat mbesin jetime. Legjendat, vdesin këtu. Lumenjtë e mi rrjedhin, në detin tënd të vdekur… Dielli, dashuri e harruar. Shpresat, treten pa lindur. Unë Rozafë e flijuar…! Lumenjtë e mi, vdesin, rilindin, rrjedhin… Nën qiellin gri. Nën malet e trishtuar. Në detin tënd të vdekur… Tek ti, që, koha të ka harruar…!
|