| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Një sy E diel, 15-07-2007, 06:25pm (GMT) Dikur,
diku, vizatova një sy... Dhe, e harrova. Por, një mëngjes, “Deti”, më kish mbuluar... Kuptova...! E kërkoj më kot, kryeveprën e dorës së patalentuar: Në hapësira të bardha, lotësh. Në hone e korije. Në legjenda të zymta. Në pjata të helmëta. Në gota rakie. Në çarçafë të ndotur, pa pikë fantazie…! E kërkoj në yje por, e gjej në shpirt. Pluskon, në lotë gjaku! Skeleti, ende, lëshon dritë… Dikur, diku, vizatova, një sy. Një? Apo dy? |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||