Natën, kur ti flije…
E diel, 15-07-2007, 06:29pm (GMT)
Natën, kur ti flije, t’u futa në shpirt. Nga rruga, që, vetëm unë e di. U përballa, me dhjetra portrete femrash. U përgjaka, në qindra skelete emrash, dhe, qava me oiii...! U ngatërrova, në labirintet e psherëtimave. Mes premtimesh boshe, vuaj… Puthjet pijanece, belbëzojnë: -E dashur, je, në dhe të huaj! Dhe rend, por, shpirti s’paska fund. Ti po zgjohesh. Dhe një sekondë, ka ngelur… Po shkoj me shpresën, se, imazhi im, do jetë diku… Në tokën e pashkelur...!
|