E mbaj zjarrin ndezur…
E diel, 15-07-2007, 06:29pm (GMT)
E mbaj zjarrin ndezur… Ndezur…. Rrëmbej pemë të prera, degë te thara. Mbeturina të mbledhura andejpari… Dhe, nëse nuk gjej, djeg brinjët e mia, të mos shuhet zjarri…
Eh, zanat e pyllit digjen dhe rilindin… Po hedh njëren dorë… Të shkruara fatet…!!! Ja, kjo erë e marrë, ulërin prej “miqsh”… Ndaj, zjarri tulatet…
Kridhem e tëra… Më treten eshtrat... Shembem, ulëras, përpëlitem…andejpari. Që të ngrohen “miqtë”, që të zbuten djajtë… Është ndezur zjarri…!!!
|