Hija e kumbullës
E diel, 15-07-2007, 06:30pm (GMT)
Sa çel sytë, hija e kumbullës, më pushton. Dridhet ajo, si vajza miturake, në dashurinë e parë. Pas perdes, kumbulla gjelbëron, por, perdja, na ka ndarë. Dhe, përfytyroj… Gjethet, si qerpikë. Degëzat, që bëjnë hije. Kokërrzat e athta, si gjinj njomëzakeje. Mbi to, brumbujt si buzë fëmije. Dhe koha, kalon… Hija mbi perde, dridhet, si më parë. Pas perdes, kumbulla, gjelbëron. Por, perdja, na ka ndarë…!
|