Fantastiko – Shkencore
E diel, 15-07-2007, 06:30pm (GMT)
Duart e tua, copa dielli. Sytë, meteorë të fshehtë. Këmbët që dridhen, shkëmbinj hënorë. Buzët, llavë e nxehtë. Njerëzit, satelitë spiunë. Fjalët, orbita imorale. Shpirti im, gjithësia pa fund… Puthja jote, e vetmja gjë reale…
|