| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Në shtëpinë e kafshëve E diel, 15-07-2007, 06:32pm (GMT) Kafenë,
ma serviri ujku. Duke ëndërruar, shijen e mishit tim…! Drekën, ma serviri dhelpra. Duke skicuar , arkivolin tim…! Darkën, ma serviri urithi. Duke gërmuar, varrin tim…! Zogjtë e përgjakur më lëpijnë… Milingonat, tatuazh më ngjiten në shpinë… Ku është dera? Hapeniiiii… Të hyjë këtu, njeriu. Njeriu? Oh! Vdiq i ziu! Bishat e egra, zaptuan shtëpinë… Planetet, në kraharorin tim, ulërijnë! Ulerijne…!!! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||