Nga sytë e tu
E diel, 15-07-2007, 06:32pm (GMT)
Nga sytë e tu, buron një dritë e mirë. Kjo dritë, ka kohë që më mungon… Më duket vetja shkretëtirë, dhe ti, oaz, që më tundon. Jemi kaq larg…! (ndonëse dy hapa) Mos e zgjat dorën me ngurim. Se digjem, digjem porsi flaka, dhe, mbetet veçse, hiri im!
|