Mu shterën të tëra…
Ajri u tha dhe zagushia më përvëloi brinjët.
Sorrat e Olimpit, kafshojnë çdo çast mëlçinë.
U copëtuan si tokë e tharë,
edhe thonjtë.
Gjaku u mpiks duke sajuar mijra infarkte
venave të mia.
Rrëkezat e kripës përcëllojnë, nën diellin e fortë, sytë.
Në trojet e shpirtit tënd,
Ajo e pika e ujit, që s’u bë kurrë oqean,
Saharanë time do e lagë një ditë…