Mu shterën të tëra… Ajri u tha dhe zagushia më përvëloi brinjët. Sorrat e Olimpit, kafshojnë çdo çast mëlçinë. U copëtuan si tokë e tharë, edhe thonjtë. Gjaku u mpiks duke sajuar mijra infarkte venave të mia. Rrëkezat e kripës përcëllojnë, nën diellin e fortë, sytë.
Në trojet e shpirtit tënd, Ajo e pika e ujit, që s’u bë kurrë oqean, Saharanë time do e lagë një ditë…