| Letërsia Shqiptare | ||||
|
APOKALIPS... E enjte, 11-10-2007, 04:47pm (GMT) Rrathëve të ngatërruar të heshtjes, të xheloztat dridhma dashurie, enden. Duke u vetëvrarë çdo natë, ......................nderur telave të një burgu. Vetmia, heshturazi gërmon të sajin varr. Të roztat ndjesi pëshpërijnë këtu. E postojnë dridhmën e ylbertë, te sytë në të zbehtat agime mollësh, ku Adamët, përditë, puthin të njëjtën Evë, me zjarr. Ti, duke përtypur të lagështën ëndërr, Doruntinash e përplas “Konstantinin” ............................vetëvrarë skutave pa dritë Dhe rend drejt meje, metaforë e hiperbolizuar puthjesh të rrumbullakosura buzësh, lagur burimesh të kristalta periferish. Ku Muzat mbyten në oqeane të çmendura vibrimesh. Fundbarkut, ku Zeusi përzgjedh ujshëm, Perënditë… |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||