| Letërsia Shqiptare | ||||
|
I PANJOHURI IM... E enjte, 11-10-2007, 04:49pm (GMT) Duke u ndriçuar prej hënës kemishëverdhë, Ti, pikturon me sharrat dhëmbëmprehta të vjeshtës, Të mundshmin takim Me mua. Lastarët e blertë të pranverës, që ende nuk është konfiguruar në kohë, marrin shkëlqimin e metaltë të pritjes tënde, Që, natën, verdhacukja anemike e shndërron në ankth, derdhur hapësirave, ……………krrelat e flokëve të pafaj të …………………………….vogëlushes fantazisë sime, Të cilën, dëshira jote, e kaplon me dhunë, dhe e tret në gjirin e ngrohtë të saj. Ti, “i panjohuri” im i paduruar, Të kaftën e syve, prej filxhanit me lëngun e së njëjtes ngjyrë, ………………………………...........…ma përplas në fytyrë. Dhe, jo më kot… Ndërsa honeve të thella të mallit, ……………………........zgjat duart e më kërkon. Lagesh i tëri në dy pika lot. Krejt natyrshëm kupton se Hëna, në garderobën time e vodhi këmishën e verdhë. Ti Duke pikturuar dhunshëm ………….....……….të mundshmin takim me mua, Kohën dhe hapësirën mallkon, Fsheh penelat dhe ngjyrat e çmendura të fantazisë, Nën lëkurën e zbehtë të mospërfilljes… Padurimisht, Ankthin e ditënetëve të pritjes, derdh, Në oqeanin e pafund të dashurisë… |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||