| Letërsia Shqiptare | ||||
|
MBI RENË E BARDHË… E enjte, 11-10-2007, 04:50pm (GMT) Në ëndrrat e njëri - tjetrit, Koha ngrin dhe hapësira ndihet e zënë në faj… Çarçafësh të butë lëkure, Pleksur përqafimesh… Shkrirë dëshirash ekstreme, Zemrat i morën në duar .....................për t’u qetësuar regëtimat… Në ëndrrat e njëri-tjetrit, Në shtretër degësh të blerta, kapluar, Ajo ia vodhi paqen, Kraharorit të tij rrënjëzoi. Ai, rrëmbeu çmendurinë e saj Dhe…e mbolli në tokën e premtuar – zemër Qiellit, Mbi renë e bardhë në ëndërr, Ku dashuritë krihen në pasqyra yjesh, E dhimbjet s’kanë emër… |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||