JAM I YTI…
E enjte, 11-10-2007, 04:50pm (GMT)
Jam i yti... Pëshpëritje që kaloi prej gojës, mushkërisë, kërthizës, deri në fundbarkun tim. Ish zgjim i vdekur shekuj më parë. I dashurisë - rikthim. “Jam i yti”, ulërin dëshira për ta shuar flakën me zjarr. Etjendezur, përpëlitesha në tëndin përqafim... “Jam i yti?” Jo! Ti, nuk je veç Dielli im... Rrezelëshuar, harlisur mbi ankthin - mallkim. “Unë jam i yti...” Ish ëndërr, makth, lojë e syve blu. Zbret fundbarkut tim ëmbël. Dhe, si klithmë lëshohet qiejve të tu.
|