| Letërsia Shqiptare | ||||
|
JAM I YTI… E enjte, 11-10-2007, 04:50pm (GMT) Jam i yti... Pëshpëritje që kaloi prej gojës, mushkërisë, kërthizës, deri në fundbarkun tim. Ish zgjim i vdekur shekuj më parë. I dashurisë - rikthim. “Jam i yti”, ulërin dëshira për ta shuar flakën me zjarr. Etjendezur, përpëlitesha në tëndin përqafim... “Jam i yti?” Jo! Ti, nuk je veç Dielli im... Rrezelëshuar, harlisur mbi ankthin - mallkim. “Unë jam i yti...” Ish ëndërr, makth, lojë e syve blu. Zbret fundbarkut tim ëmbël. Dhe, si klithmë lëshohet qiejve të tu. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||