| Letërsia Shqiptare | ||||
|
NDJEMË…FALMË…PËRQAFOMË… E enjte, 11-10-2007, 04:53pm (GMT) Unë nuk të nderova me timin emër. Është mbytur në lotin e fjalës, “poetja jote brilante”, e fëmijërisë sime të vogël. Unë, thinjat t’i shtova baba, gabime bëra sa desha. Me rrudhat e tua shtrirë dashurisë, ..........................................qava e qesha… Ndjemë baba! Nuk dita të jem “pasqyra jote e madhe”, .......................shkëputur prej qiellit “sa një gogël”. Falje, nuk kërkova kur “gënjeshtrat”, si qilim, mbi besimin tënd i shtrova. Kur vuajtjen dhe lodhjen tënde, gotave të konjakut i harrova. Sot, kur netët e mia, gdhihen mbi fytyrën e bijës sime të njomë, kujtoj dridhjet e tëndes zemër. Unë e di mirë baba, ti, kurrë nuk më ke mohuar, e asnjëherë turpëruar prej timit emër… Edhe pse rinisë tënde, pleqëri “çmenduria” ime i dha, Ndjemë! .........Falmë! ................Përqafomë…! Unë të dua baba… |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||