Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 02:32am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Zisi
 
JAM PO AJO BEBE…
E enjte, 11-10-2007, 04:54pm (GMT)

U linda të martën.
Ora 02.

Përballë teje
dhe një planeti të panjohur.
Unë-satelit-dhimbjesh,
ndiej gërricje dhe therje
të ngarkuara me shekuj,
..............................minuta,
......................................sekonda,
gdhendur prej teje në testamentin gri,
në trupin e lebrosur nga vitet,
bardhë-kuq-verdhë e zi.
Ende s’më ke njohur?
Kam ndërruar pelenat, jo fytyrën.
Prekmë përsëri
si dikur,
kur Muzat m’i lëshove të kafshonin të uritura.
Skicoje përsëri buzëqeshjen,
.....................tashmë mes rrudhave të lehta,
që përpijnë sa mundin
milimetrat - kilometra të lëkurës sime.
Planetin që fle brenda trupit të irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj në skenën e asgjësë, rolin e të habiturës.
Jam po ajo bebe…
Tashmë, më e mençur me çmendurira,
më e varfër me rini.
Luaj më mirë tragjedinë e radhës
dhe lërmë të vdes në rolin tim të martires,
zgjedhur në akropolin e perëndive te mëshirës,
me të vetëshpallurën verbëri të mosqenies,
mes ëndrrave dhe pamundësisë
që m’i servire ti në pjatën e mungesës.
Po gdhin e mërkurë.
Qeshu!!!
Jam unë ajo e pafajshmja e orës 02.
Ishte e martë si sot, të kujtohet?
Dhe ylberi-shtrati im, ndrinte nën kurorën tënde,
si tani - kjo foshnjë e fantazisë sime
që do vdesë pas disa sekondash.
5Mos m’i ndaj sytë
4…………....Më puth përsëri
3……………………Bekoje Muzën
2…………………..……………Ma fal ylberin
1………………………………………….Oiiiiiiiiiiiiiiii…

Dje ish e martë
Ora 02

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
NDJEMË…FALMË…PËRQAFOMË… (11-10-2007)
TË JESH… (11-10-2007)
CRAZY… (11-10-2007)
KATARSIS (11-10-2007)
JAM I YTI… (11-10-2007)
MBI RENË E BARDHË… (11-10-2007)
I PANJOHURI IM... (11-10-2007)
APOKALIPS... (11-10-2007)
TI, DREKON ME POEZI… (11-10-2007)
MEMORIAL… (11-10-2007)
JAM SHEKUJ LARG…MË PRIT (11-10-2007)
MËNGJES I ÇMENDUR… (11-10-2007)
PA TITULL (11-10-2007)
MONOLOGU I ÇARTUR I NJË TABUJE… (11-10-2007)
Shtëpia me themele eshtrash… (15-07-2007)
Don Zhuani... (15-07-2007)
Në shtëpinë e kafshëve (15-07-2007)
Nga sytë e tu (15-07-2007)
Enigma (15-07-2007)
Stinët e Jetës (15-07-2007)
Fantastiko – Shkencore (15-07-2007)
Hija e kumbullës (15-07-2007)
E mbaj zjarrin ndezur… (15-07-2007)
Natën, kur ti flije… (15-07-2007)
Dashuria... (15-07-2007)
Do arratisem nga e sotmja! (15-07-2007)
Statujat e qëndresës (15-07-2007)
Një sy (15-07-2007)
Si Kësulkuqja do trokas (15-07-2007)
Për ty (15-07-2007)
Po hirin ku ta çoj? (15-07-2007)
E bukura kënga plakë (15-07-2007)
Unë (15-07-2007)
Rusia s’qenka aq larg…! (15-07-2007)
Jam brinja jote (15-07-2007)
Nuk jam Penelopa… (15-07-2007)
Ti më mungon… (15-07-2007)
Lumenjtë e mi rrjedhin… (15-07-2007)
Ku të fshihem? (15-07-2007)
No limit (15-07-2007)
Nderi në atdheun tim (15-07-2007)
Mulliri i kafesë (15-07-2007)
Sikur… (15-07-2007)
Dëbora e pashmangshme (15-07-2007)
Nje dite… (15-07-2007)
Lamtumirë (15-07-2007)
Anija dhe pirati (15-07-2007)
Miku im i vogel (15-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Zisi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]