Letërsia Shqiptare

MË AFRON
E diel, 30-03-2008, 05:22pm (GMT)

Më ndrit balli yt pasqyrë
sytë po më verbohen – më kupton
ti më ftove të kthehem kah ti
tashti është vonë çerdhen gjeta këtu

më zgjon ardhja jote këtu
kur më shikon dhe më përpinë
ringjallem në ty – nuk më heton
tashti jam shtrirë në gji

më afron kur thërret zëshëm
të ligat ma vrasin zogun lajmëtar
afrohu pa u hetuar se këtu jam
dëshirë e veshur me vellon e bardhë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.