TASHMË
E diel, 30-03-2008, 05:23pm (GMT)
Tashmë ta dëgjova dhe ta kuptova thirrjen e qartë, e kuptueshme dhe plot zjarr valët e detit peshqit i trazuan peshkatarët ikën në lumin e harruar
kush ma dëgjon thirrjen në natën vonë le t’i falet yllit që roje i bën hënës në rrethin e unazës përbirohet shikimi dikush më vrau tej brigjeve pa dashje
dëshirë e pritur e vonuar me mote një ditë do të kthehesh pa u hetuar ma thotë zemra e ma do shpirti tashmë të pashë në qiell e diell – flutur
|