AFROHU PAK
E diel, 30-03-2008, 05:24pm (GMT)
Të shkrova letër për herë të parë nga kati përdhes pa e shikuar fare numrin që ishte në derë
të shkrova për një qëllim të të them se të dua edhepse nuk më takon mua
dua ta vras dyshimin me sytë shigjetë shikimi në momentin e parë kur letra të bie në dorë
merr guxim afrohu pak ma lexo zemrën në tik-tak unë frikacaku yt përjetë që më plagos në sy shigjetë.
|