Letërsia Shqiptare

AFROHU PAK
E diel, 30-03-2008, 05:24pm (GMT)

Të shkrova letër për herë të parë
nga kati përdhes
pa e shikuar fare numrin
që ishte në derë

të shkrova për një qëllim
të të them se të dua
edhepse nuk më takon mua

dua ta vras dyshimin
me sytë shigjetë shikimi
në momentin e parë
kur letra të bie në dorë

merr guxim afrohu pak
ma lexo zemrën në tik-tak
unë frikacaku yt përjetë
që më plagos në sy shigjetë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.