Letërsia Shqiptare

BESIMI NUK FALET
E diel, 30-03-2008, 05:26pm (GMT)

Besimi nuk falet
por fitohet

të kalosh matanë lumit
të duhet një urë
e ndërtuar me flokët mëndafsh
në natën vonë

para agimit djajtë
morën mallkimin
nëpër shi vrapuan
etjen nuk e shuan

ata u mbyllën
në rrethin e unazës
dhe mbetën
për gjithë jetën ngujuar



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.