Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:45am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Syhejl Havolli
 
MË KANË PARË
E diel, 30-03-2008, 05:27pm (GMT)

1.

Më kanë parë yjet
duke vrapuar pas dëshirës
një yll ra në tokë
sytë gati m’u verbuan

pa hile në qiell duartrokitën
rrezet një rrugë ma shtruan
hëna më priste e pesëmbëdhjetë
ja, merr të kapshmen dëshirë

daullet tundnin malet përreth
valltarët dridhnin tokën gëzim
oh ç’mbeta pa i shijuar të dyja mollët

athua dëshira qenka si fantazmë
që të vret dhe prapë të ngjallë
në këtë fillim të shekullit XXI

2.

Më kanë parë zogjtë
duke rrëmihur thellë në zemër
fluturimin një zog e ndali
përpara meje dhe dëshirës afër

një këngë ma këndoi – e kuptova
ilaç i shpirtit melhem për varrë
shpresa zgjatej tej-tej si litar
këtupari kalon dëshira si peshk ngjalë

valët e detit nuk u trazuan dot
peshqit notojnë anijet u larguan
ç’fat i papritur midis harresës

askush nuk i beson mollës së sherrit
e pjekur para kohe në degë të njomë
megjithatë dëshira më mban edhe sot.

3.

Më kanë parë lakmitarët
që i lëpirë buzët jargë
matanë gardhit me sytë vëngër
për ata dëshira u shndërrua në shpatë

një shurdhmemec fliste me qyqen
që të dy u hutuan u shtangën
nga sqepi nuk iu shkëput dëshira
sepse këtë për mua e ruan nëpër mot

posa u largua një pendël në ballë i ra
shurdhmemeci mori ikjen theu qafën pra
mashtrimi të vret edhe në heshtje pa zë

kush flet gjuhën që zemra s’e kupton
dhe ftesa e maskuar që shkruhet pa shkronja
dëshira ime e mallkon sepse mua më takon.

4.

Më ka parë lakuriq dëshira
duke fshirë pasqyrën e mjegulluar
mbi vetull e nën qepallë vërejta
mallin e ruajtur vullkan që kall

në natën e parë biseduam për syrin
që fsheh fjalën thellë në amebë
nuk pati nevojë të fliste vetmitari
sepse midis brigjeve zbuluam një krua

pas pak iu afruam lumit nëpër kujtime
gjumi na largonte frikën me syrin e zgjimit
për ta parë qiellin nga shkon dëshira

sonte do t’i afrohemi gëzimeve pa hile
formulën e pritur pa brenga tashti zbulova
andaj eja dëshirë në prehrin vetmitar plot zjarr.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
BESIMI NUK FALET (30-03-2008)
NUK DUA TË PRES (30-03-2008)
PËRPARËSI KA DURIMI (30-03-2008)
AFROHU PAK (30-03-2008)
TASHMË (30-03-2008)
MË AFRON (30-03-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Syhejl Havolli

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]