Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 02:13am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Syhejl Havolli
 
NË SHTRATIN E YJEVE
E diel, 30-03-2008, 05:28pm (GMT)

Nuk më dilte zëri nga thellësia
peshkaqeni ruante para valës së parë
për ta ndaluar të dytën, të tretën më radhë
larg shumë larg më ishte tej oqeanit
vetëm velloja e bardhë valëvitej si fije e hollë
sa e madhe e kapshme më mbete gjithmonë

në vazon time ca fara i mbolla për ty lule
të më kujtosh pranverën behar plot
pa u hetuar u rrite edhe më e madhe
në thellësinë e zemrës që dritën s’e ndal dot
ti Dëshirë që numëron buzëqeshjet pa u hetuar
një ditë do ta thith aromën në dhomë i vetmuar

midis dy brigjeve kam qëndruar i hutuar i uritur
dhe shikoja lumin e lumturisë që shuan etjen
nëpër gërshetat tuaja korb i zi ylli lakmonte
ah e pakapshmja Dëshirë ku është shpresa
t’i numërojmë ditët që ikën me heshtjen e vetminë
a s’më thua kurrë apo këtë vetëm zemra jote e din

për fund po ta them fjalën e pathënë të parën
pse e harrove lulen dhe ma vodhe rrënjën e farën
pa e shijuar dhe pa e thithur aromën esëll
a do ta zbërthejmë heshtjen kur buzët puqen
për ta kuptuar Dëshirën e zemrës dhe ritmin tonë
pastaj të shtrihemi në shtratin e yjeve përgjithmonë.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
MË KANË PARË (30-03-2008)
RREZE, MA AFRO DËSHIRËN (30-03-2008)
BESIMI NUK FALET (30-03-2008)
NUK DUA TË PRES (30-03-2008)
PËRPARËSI KA DURIMI (30-03-2008)
AFROHU PAK (30-03-2008)
TASHMË (30-03-2008)
MË AFRON (30-03-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Syhejl Havolli

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]