TË PRES ATJE
E diel, 30-03-2008, 05:30pm (GMT)
Mos më shiko drejt në sy të përvëlon shikimi im lakmitar pa hile
buzët mos i kafsho me qëllim të zë mallkimi me shumë dashuri
mos ndalo hapin kah ikja do të më gjesh atje ku nuk je
sidoqoftë më shiko – më kafsho por kurrë mos ndalo hapin kah ikja plot jetë e dashuri të pres atje ku nuk kemi qenë
06 gusht 2007
|