Letërsia Shqiptare

TË PRES ATJE
E diel, 30-03-2008, 05:30pm (GMT)

Mos më shiko drejt në sy
të përvëlon shikimi im lakmitar pa hile

buzët mos i kafsho me qëllim
të zë mallkimi me shumë dashuri

mos ndalo hapin kah ikja
do të më gjesh atje ku nuk je

sidoqoftë më shiko – më kafsho
por kurrë mos ndalo hapin
kah ikja plot jetë e dashuri
të pres atje ku nuk kemi qenë

06 gusht 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.