Letërsia Shqiptare

MALLI PËR TY
E diel, 30-03-2008, 05:32pm (GMT)

Disa herë t’i kam parë lotët
në faqet tua të bëra gacë
dhe asnjëherë s’të kam thënë pse

e di që pranvera sjell gëzime
gjithandej e këndej zemrës e shpirtit
por asnjëherë nuk të jam lavdëruar

sot ta pres zërin e thirrjes
në dhomën time të pritjes
lotët më fundosin
bashkë me vetminë
malli për ty më vret!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.