DËSHIRË
E diel, 30-03-2008, 05:33pm (GMT)
Nuk ta them dot Dëshirë atë që më vlon thellë në zemër duhet ta presim ardhjen edhe pak që t’i krenohemi ftesës
Sot një javë kemi qenë këtu për ta zgjedh formulën Tënde nuk ia arritëm mbet enigmë megjithatë një ditë do t’i gëzohemi
Dëshirë unë dhe ti do të udhëtojmë tej brigjeve t’i bashkojmë detet e oqeanet t’i zgjojmë nga gjumi anijet me vela pastaj do të lidhemi dora-dorës në valle
12 nëntor 2007 Boston
|