Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 04:59am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
 » Teodor Keko
 » Thani Naqo
 » Timo Flloko
 » Trifon Xhagjika
 » Tasim Aliaj
 » Terenc Toçi
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët T-TH » Tasim Aliaj
 
Tasim Aliaj
E premte, 22-06-2007, 06:33pm (GMT)

Tasim Aliaj, lindur ne Kucin e Kurveleshit historik, ne ato vende kreshnike te Laberise, qe u dogjen ne shkrum aq here per te mbrojtur lirine e vet, lirine e Shqiperise. Ai ka mbaruar studimet per ekonomi-finance, ka punuar ne mineren e Spacit, ne Kucove e Fier. Me vone eshte afruar nga revista "Hosteni" si gazetar, por shume shpejt, per arsye biografie e debojne. Si ndeshkim e hedhin ne fshatin Vrap te Tiranes, si ekonomist. Mirpo sipas metodave te diktatures, u kujtuan te "meshirshmit", dhe e afruan prap diku. Asaje radhe ne "Shtepine qendrore" te krijimtarise, si redaktor. Aty, sic tregon vete Tasimi: Me zuri levizja demokratike, e cila degjeneroj shume shpejt nen ndikimin e semundjes komuniste, qe tashme eshte bere kronike ne Shqiperi... Me dhane nje pune ne ministrine e Kultures, por shume shpejt me nxorren ne asistence. Ashtu me ndodhi edhe me "Televizionin Shqiptar", me pare me hoqen nga puna se me moren...
Me vone Tasimi eshte thirrur nga ambasada e Iranit per te hapur nje Radio TV Irani ne gjuhen Shqipe ne Iran. Ai ka shkuar, ku ka punuar dhe e ka hapur ate RTV Irani ne gjuhen Shqipe dhe e ka vene ne funksion te plote, ku zeri Shqip, ndigjohet ne te gjithe boten ne RTV Irani. Edhe pse i jane bere oferta qe te qendroje atje, me kushte pune e jetese shume te mira, ai eshte kthyer serish ne atdhe, me shpresen e gjetjes se punes, qetesise e lumturise qe meriton ai si shkrimtar, si krijues dhe autor i rreth 30 librave te botuara deri me sot, romane, tregime, drama, komedi etj. Po kaq i jane refuzuar ne kohen e diktatures per te ashtuquajturat gabime politike. Ai thote se: Ne rezerve, pa botuar, kam 10 romane, nje prej te cilve e kam c'varrosur nga varri i vet ne bahcen time ne Fier ne vitet 1990, kur erdhi demokracia. Po te ma kapnin organet e diktatures, shkonim ne djall familjarisht...
Per arsye te dobta ekonomike ai nuk ka mundur te botoje me nga veprat qe presin ne dorshkrime. Ato vepra te pa botuara presin dashamirsit e letersise dhe te historise Shqipetare. Presin kontributin e sponsorve Shqipetare, qe ato te lexohen nga publiku i gjere. Rrethanat dhe veshtirsite e jetes bashke me shperfilljen dhe lenien ne harrese qe i kane bere pushtetaret e pas 1997, e kane detyruar te largohet nga atdheu ne moshe te thyer. Qeveritaret mafioze te Tiranes, qe rrezohen e ringrihen tash 10 here qe prej 1997, nuk duan t'i njohin as t'i vlersojne krijuesit, autoret e vlerave te verteta te artit e te kultures Shqipetare, por i injorojne, i tallin, i detyrojne deri edhe te largohen ne nje bote te huaj, ne boten e vetmise, duke ja hequr te drejten e jetes ne atdhe, te botimeve, te krijimeve ne atdhe, te thenies se fjales se tyre ne atdhe...
Pseudopolitikanet qe qeverisin sot Shqiperine, e bejne ate politike mafioze kunder krijuesve e njerzve te artit e te kultures se vertete, per te mos qene e mundur qe masa e popullit Shqipetare te ndigjoje apo te shohe prezencen e fjales me vlere, fjales se urte, apo te ndigjohen qendrimet e tyre te rrepta kunder qeveritarve mafioze. Ata lloje qeveritaresh mbajne rreth vehtes shkrimtare e kalemxhinje servile, te korruptuar ne manovrat e tyre te ulta, per te thirrur "urrate" e zhurmshme sa here qe hordhiqet u dalin sheshit. Shkrimtare e krijues te cilet paturpsisht e cilsojne vehten aq shpesh, se, sikur na qenkan "shkrimtare profesioniste"... Nuk dijme nje shkolle apo ndonje Universitet te botes ku studjojne shkrimtare apo poete profesioniste. Shkrimtari dhe poeti jane njerz qe kane nje talent te vecante te lindur, por qe e zhvillojne hap pas hapi ne jete, me lexime, shkrime e korrigjime te here pas hershme, ku me ndihmen e redaktorve, kritikve e kryesisht te lexuesve, zhvillojne talentin e marrin nje emer te respektuar ne shoqerine njerezore si poete apo shkrimtare, etj.
Mirepo mendjemedhenje te tille, ka dekada qe kane zene dyert e artit e te kultures shqipetare ne shume fusha, por kryesisht ne fushen e letersise, te krijimtarise poetike etj. Shtepite kryesore botuese ne Shqiperi botojne vetem libra qe prodhojne me norme ata te vetquajturit "profesioniste e te medhenje", ku lene menjeane autore te talentuar dhe kryesisht duke mos i perfillur fare krijuesit e rinje, vetem kush gjen nje mik apo paguan miliona... Qe te botosh liber ne shtepite botuese kryesore ne Shqiperi, duhet te jesh milioner, te kesh lidhje fisnore me ndonje qeveritare, ose te jesh ne kategorine e atij grupi shkrimtaresh "pseudo-profesionistesh", te cilet i thuren elozhe regjimit per gjysem shekulli dhe tani po lajne e lyejne qeverite mafioze qe prej 1997.
Tasim Aliaj i perket asaje kategorie poetesh e shkrimtaresh qe nuk u servilosen pushtetarve, as nuk mbajne lart flamujt e "unit" te krijimtarise, si ata qe therrasin neper intervista: Jemi ne e s'ka te tjere... "Shkrimtare profesioniste", absurditet qe del nga goja e servilve te diktaturave apo qeverive mafioze... Largimi ne menyra te arratisjes dhe gjendja e tyre si refugjate e poetve, shkrimtarve, piktorve apo krijuesve te tjere Shqipetare eshte nje fatkeqesi per kombin e popullin shqipetar. Eshte nje humbje e madhe, si largimi i tyre dhe jeta e tyre ne kushte refugjati, ku nuk kane mundesi ta zhvillojne e as ta publikojne krijimtarine e tyre...
Ndersa te vetquajturit shkrimtare "profesioniste", qe dalin si turiste dhe jetojne si turiste apo diplomate, jashte Shqiperise, apo te tjere qe jane ortake ne qeverisjet mafjoze tash 6 vjet, me qendrimet e tyre fodulle te metodave te bllokimit, te persekutimit te krijuesve te tjere, u ngjajne vajtimit te sorrave ne brigjet ku kendojne bilbilat...
Ata duhet te kuptojne se stoqet e librave te tyre te pa shitura, jane nje tregues i pergjigjes qe u ka dhene e u jep lexuesi vazhdimisht penave servilve ne cdo kohe.
Nuk eshte gjithcka nje interviste televizive, nje deklarate mendjemadhe para disa gazetarve po servile, qe i therrasin cdo muaj ne intervista ata lloje "profesionistesh", ato vetem e zbehin figuren e tyre dhe ndoshta edhe ato vargje apo faqe librash qe i kane shkruar me talent, i injorjne dhe i bejne te pa lexueshme me...
Krijuesit e medhenje, qofshin ata te cdo fushe, bejne nje jete te thjeshte, te pervuajshme, dhe nuk dalin si "gjelat ne grubull te plehut", duke mos lene te tjere as te flasin, as te ndigjohen, as te shkruajne, as te botojne...
Le te Shpresojme qe Shqiperia do te clirohet nga qeveritaret mafioze komuniste, nga regjimi i diktatures "moderne". Dhe kur te qeverisin njerzit e ndershem, demokrat, art-dashes dhe dashamires per te gjithe krijuesit, atehere nuk do te kete nevoje me per servile qeveritaresh, kalemxhinje e fodulle qe te vete-quhen "shkrimtare profesioniste", te cilet kane prodhuar libra me norme, pa qene te afte, e as qellim mire per te bere publike, kurre, hallet e vuajtjet e popullit shqipetar dje as sot...

Llesh Marash Delia

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Brenga e Nenes (22-06-2007)
Herkuli ne asistence (22-06-2007)
Dita e humbur (22-06-2007)
Marshi i te burgoserve (22-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]