| Letërsia Shqiptare | ||||
|
E dashur, erdha E premte, 22-06-2007, 08:47pm (GMT) E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri, mos u çudit, unë jam një zog. kur dashuroj bëhem si ajri, e ngre folenë aty ku dua! Do, s'do, të futem në kraharor, të pushtoj si i marri. Po e mbylle derën, unë me forcë do ta hap, do ta coptoj! Do bësh sikur më ke inat. Ndodhi e vjetër, unë e di! S'jam buzëqzmësht, por esnaf, për dashurinë di plot dredhi! Unë do të puth, do të pushtoj në gji, dhe po ma mbylle derën ti. E dashur, erdha, në prag ke dalë, ke hapur portën dhe qesh nën hundë. Sa përbetohesh me qindra fjalë, më mirë, eja, më puth! Kur dashuroj bëhem si ajri, e ngre folenë aty ku dua! Do, s'do të futem në kraharor, të pushtoj si i marri. Po e mbylle ti derën, unë me forcë do ta hap, do ta coptpj! E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot, ti po më prisje përsëri. Mos u çudit! Unë jam një zog. Po e mbylle ti derën, unë me forcë do ta hap, do ta coptoj! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||