Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 04:47am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
 » Teodor Keko
 » Thani Naqo
 » Timo Flloko
 » Trifon Xhagjika
 » Tasim Aliaj
 » Terenc Toçi
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët T-TH » Teodor Keko
 
Ndjenjë e pathënë
E premte, 22-06-2007, 08:48pm (GMT)

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m'i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s'i them dot hënë
s'të flas dot për mjegullën në agim.

më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa ... ishte vjeshtë.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
E dashur, erdha (22-06-2007)
Kur dikush thote ... (22-06-2007)
Madheshtia e detit (22-06-2007)
Kur e di se do të vdesësh (22-06-2007)
Tej bukurise (22-06-2007)
Une jam i qete dhe i patrazuar (22-06-2007)
Të kam pritur ty (22-06-2007)
Atdhe (22-06-2007)
Larg, Afer (22-06-2007)
... (22-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Teodor Keko

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]