 |
| Teodor Keko |
Teodor Keko u lind nė 2 shtator 1958 nė njė familje kineastėsh. Qysh nė fėmijėri ai shquhej pėr humorin e hollė dhe shpirtin rebel, cilėsi kėto qė do tė ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Nė vitin 1979, nė moshėn 19-vjeēare, boton poezitė e para nė gazetėn letrare tė kohės "Drita". Pas mbarimit tė studimeve pėr Gjuhė e Letėrsi, punon nė organet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, fillimisht nė gazetėn "Drita" e mė pas nė revistėn "Nėntori". Gjatė kėtyre viteve ai mbetet njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė shtypit tė kohės, veēanėrisht revistės "Hosteni" dhe gazetės "Zėri i Rinisė", ku pėrmes penės sė tij tė hollė trajtoi probleme tė mprehta tė politikės kulturore dhe tema "tabu" pėr kohėn.
Nė korrik tė vitit 1990 thirret nė takimin e ish-Presidentit Ramiz Alia me intelektualėt e vendit. Po atij viti, nė tetor, thirret nė Konferencėn e talenteve tė reja nė Korēė, ku shquhet edhe antikonformizmi i tij nė diskutimin qė mė pas tėrhoqi vėmendjen e qarqeve zyrtare. Nė dhjetor bashkohet me Lėvizjen Demokratike.
Nė vitin 1991 zgjidhet anėtar i kėshillit botues tė sė parės gazetė opozitare nė Shqipėri, gazetės "Rilindja Demokratike" dhe nė tė njėjtėn kohė deputet i Partisė Demokratike. Shkrimet e tij tė shumta gjatė kėtyre viteve nė gazetat "Rilindja Demokratike", "Koha Jonė", "Aleanca Demokratike", "Poli i Qendrės", "AKS", "Albania" e "Korrieri" apo revistat "Spektėr" e "XXL" si dhe fjalimet e mbajtura nė parlamentin shqiptar gjatė dy legjislaturave qė ai ishte deputet, shkrime e fjalime qė kishin postulat kredon e tij "Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratė, apo nuk ka ardhur ende demokracia pėr ne demokratėt"..., mbeten edhe sot modele tė publicistikės dhe oratorisė si pėr guximin qytetar, thellėsinė e mendimit ashtu dhe pėr forcėn e fjalės.
Nė vitin 1996, i zhgėnjyer largohet pėrfundimisht nga politika e drejtpėrdrejtė dhe vendos tė kontribuojė si intelektual, pėrmes fjalės nė shtypin e shkruar. Nė 1999 thirret nga kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, pėr tė punuar si kėshilltar pranė tij, detyrė qė vazhdon ta ushtrojė dhe mė pas nė kohėn e kryeministrave Pandeli Majko e Fatos Nano.
Angazhimet si qytetar, intelektual e publicist, nuk do ta shkėpusin nga letėrsia, pasioni i vjetėr. Pas botimit tė vėllimit tė parė me poezi nė vitin 1983, "Pas provimeve", nė harkun kohor tė 19 viteve, Teodor Keko do tė botojė 13 libra. Nė vitin 1987 boton vėllimin poetik "Fjala fishkėllen", nė 1990 poezitė "Zemra nuk ėshtė kėmishė" dhe romanin "Loja". Njė vit mė pas vėllimin me tregime e novela "Lajmėtarja e vdekjeve", nė 1994 romanin "Pretenca", nė 1995 romanin "Shėnimet e njė gruaje", nė 1996 vėlimin poetik "Unė tė kam dashur, por...", nė 1997 poemėn satirike "E tė tjera, e tė tjera..." dhe vėllimet me tregime e novela "Prostituta" e "12 shenjtore, njė profet dhe disa njerėz", nė 1998 tregimet dhe novelat "Made in Albania" dhe nė 2002, po njė vėllim tė tillė tė quajtur "Hollėsira fatale".
Nė 20 gusht 2002, ndahet nga jeta pas njė sėmundje tė rėndė nė moshėn 44-vjeēare. Deri nė fund tė jetės ai mbeti njė antikonformist, njė intelektual me kontribut tė veēantė nė proceset demokratike tė vendit dhe njė bohem i papėrsėritshėm.