Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 12:47pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
 » Teodor Keko
 » Thani Naqo
 » Timo Flloko
 » Trifon Xhagjika
 » Tasim Aliaj
 » Terenc Toçi
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët T-TH » Terenc Toçi
 
Terenc Toçi
E shtune, 21-07-2007, 07:14pm (GMT)

(Terenzio Tocci, 1880-1945)
 
a) Jetëshkrimi e veprimtarija

Terenc Toçi leu në S. Cosmo Albanese (Cosenza) më 9 Mars 1880 nga një familje e shkëlqyer dhe e çquar për tradita atdhedashurije.

Mësimet e para i bëri në kolegjin italo-shqipëtar të Shën Mitër Korones nën drejtimin e Jeronim de Radës.

Tuke qënë endè shum i ri nga mosha, zuri të shkruante artikuj për çështjen shqipëtare.

Më 1901, tuke qënë atëherë student universiteti, në një kohë kur opinioni botëror dhe diplomatija europjane vinin në dyshim vetë ekzistencën e kombësisë shqipëtare, Terenc Toçi botonte broshurën e flakët me emërin “Questione Albanese” (Cosenza 1901), ku ay mpronte të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar.

U diplomua në drejtësi, por pasjoni i tij kanë qënë gazetarija e politika.

Më 1894, në bashkëpunim me italo-shqipëtarin Manlio Bennici-n nga Piana e Arbëreshvet, botonte në Romë fletoren “Gazzetta Albanese”.

Bashkëpunonte në “Nazione Albanese” të Anselm Lorecchio-s e shkruante artikuj nepër fletore të ndryshme italjane. Shkoi n’Amerikë, udhëtoi, mbajti fjalime e përhapi në mes të Italo-shqiptarëvet e të Shqiptarëvet të mërguar në këto vende idenë kombëtare shqipëtare dhe problemën e çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha turke.

Më 1906 frymzonte botimin e së përkohshmes “Il Corriere dei Balcani” e më 1908 botimin e “Shpresa e Shqypnís” në të cilat ay ka qënë kryeredaktor.[1]

Më 1911 boton në Milan një broshurë përhapëse përmbi Shqipërinë të quajtur “L’Albania e gli Albanesi” që u shpërnda në të katër anët e Italisë.

Po në këtë vit e tuke qenë në një mendje me Ricciotti Garibaldi-n e me atdhetarë të ndryshëm shkodranë, shkoi nga Milani dhe vate në Mirditë, për t’organizuar kryengritjen e Shqipërisë së Veriut kundra perandorisë osmane. Më 26 Prill të këtij viti në Gimaj të Dukagjinit shpall “një Qeveri të përkohëshme shqipëtare” dhe me votën e popullit u zgjodh Kryetari i saj. Por kohët nuk qenë pjekur endè!

Terenc Toçi kthehet prapë në të bërit propagandë: njeri i gjallë e punëtor; shkrimtar e polemist i fortë përballon n’Itali rrymat politike filogreke, filoserbe e filomalazeze e i zbulon opinjonit botëror qëllimet e fshehta të luftës ballkanike: coptimin e Shqipërisë!

Më 1912, tuke qënë në Romë e në bashkëpunim me Francesco Argondizza-n boton “La Rivista dei Balcani”.

Më shtator të viti 1913 e gjejmë të vendosur për gjithënjë në Shkodër, ku fillon, në mes të vështirësivet të çdo fare, botimin e së përditëshmes që e kishte emërin “Taraboshi”.

Që nga ky vit, e me gjith ndalesën e shkurtër së Luftës së Madhe, Terenc Toçi mund të thuhet se nuk ësht larguar më nga Shqipërija, duke zhvilluar këtu një veprimtari të shumfarëshme, politike, profesjonale, letrare e fletorare, të cilat e bënë këtê një nga fytyrat më të dukëshme të jetës shqipëtare të këtyre tridhjetë vitërave të fundit, aq sa ky si shkrimtar e me plot arsye, hyn në radhën e shkrimtarvet shqipëtarë, më shumë se n’atë t’Italo-arbëreshëvet, sepse është thjesht shqipëtar, e gjuha që përdor ay ësht gegënishtja, të cilën ay e zotëron mirë.

Ka qenë Deputet në Parlament, Prefekt, Konsull, Sekretar i Përgjithshëm i Republikës Shqipëtare, Drejtor i Zyrës së Shtypit, Kryetar i Diktimit, Ministër i ekonomisë Kombtare e tani Kryetar i Dhomës së Korporatavet.

Terenc Toçi me gjith ketë veprimtari të gjërë që ka zhvilluar e me gjithë zyrat e larta që ka patur, mbeti prap së prap e gjithënjë gazetar e shkrimtar.

Si fletorar duhet të shënohet fletorja “Shtypi” e themeluar prej tij dhe e drejtuar në Tiranë më 1923 me bashkëpunimin e Karl Gurakuqit si edhe veprimi pjellor në të gjitha fletoret e në rivistat më të rëndësishme të Shqipërisë, ku ay mirej me politikë, letërsi, problema shoqërore, çështje drejtësije e tjera.

Bashkëpunoi me zell e rregullisht, e ajo që ësht’ m’e madhja, pa u ç’faqur, në revistën “Agimi” të drejtuar asaj kohe nga Karl Gurakuqi. Në revistën “Hylli i Dritës” t’etënvet françeskanë të Shkodrës, ay botoi shum artikuj të rëndësishëm, në mes të të cilvet përmendim: Ekonomi e Financë, Rryma e kohës së tashme, Nji jetë e re, Ligja, Nji popull i trathtuem, etj...

Nga Terenc Toçi si shkrimtar, kemi një numur të madh monografish e broshurash, shpesh herë të nxjerra nga fletore e revista. Po përmendim:

[1] O. C. Mandalari: “L’Albania del 1939”, Roma 1940, fq 25.

“Krimet e politikës”, Korçë 1922;
“E Drejta ndëshkimore”, Tiranë 1926;
“Fashizmi”, Tiranë 1928;
“Gramatika e Italishtes pa msues”, Tiranë 1929.

Shenjimi ynë: Terenc Toçi u pushkatue në Tiranë në 1945.
SHKRIMTARËT SHQIPTARË, Pjesa II, Tiranë, 1941.

Albanova

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Ç’âsht ligja? (21-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]