(Disa strofa)
(leter nga moshatari im)
Me gjen, ku me le, aty, ku kam lindur,
Ti krise, ike dhe kaptove oqeane.
Nje leter prej teje me mall e kam pritur,
Jemi moshatare, me gezime dhe halle
Gjerat, o mik, shume kane ndryshuar!
Gjithkush kerkon te gjeje veten e vet.
Mustaqeporsadisurit jane burreruar,
Shume nga ta ne te hidhurin kurbet.
Edhe une u rropata rrugeve te Greqise,
Ne te rendat pune me kazem e lopate.
Thonjte me rane n'ullishtat e Kalqiliqise,
I lodhur, dermuar, gjersa thashe mjaft!
Andej, nga Greqia, ka te tjera huqe,
Qyshkur, atje, komandon matriarkati.
Burrat pijne uzo dhe degjojne buzuqe
Arat e tyre i punon rrefugjati.
Te kujtohet Grandeja, plak i Balzakut
Njelloj, si francezi, i shtrengoja parate.
Asnje dhrahmi per greckat e sokakut
Dhe jo si ca e ca qe pijne dit e nate
Sikter! -thirra nje dite pranvere,
S'paska me keq se larg vendit tend,
S'kam pse kerkoj pune dere ne dere,
Jam kraheforte dhe koken me mend.
Ja, keshtu o mik, jane plaget e kurbetit,
Larg femijve dhe asaj qe kam dashuruar.
Me brente malli, sic ha bregun val?e detit
Dhe te paren nate e gdhiva me sy te lotuar?
I huaj m?u duk vetja dhe hetoj time?shoqe,
Rrjetezonin rrudhat ne fytyren e saj.
Dashuri e pare ish per mua, kjo bardhoshe,
Ndersa une, kurbetliu, u ndjeva me faj?
Bilbilat e majit nxitnin njeri-tjetrin,
Mellenjat u zgjuan ne shtogjet e lumit.
Oh, isha ne atdhe, diku larg lashe detin,
Larg asaj grecke qe me trazonte gjumin!?
Devollin njeh pellembe per pellembe
Nga Nikolica dhe deri ne Cangonj
Devolli yne me buke mban boten e tere
Dhe buke devolliu neper bote kerkon!
Perrallat e mergimit nuk i degjoj me
Jam burre i lire!O, mik, jam mbret!
E ngrena dhe e pira nuk qenkan gje
Guri rendon vec ne vendin e vet?
Djersen time e thethin toka ime
Punoj kur punohet dhe njeri s'kam mbi koke
I mjeruar eshte ai qe rron nen komandime
Dhe rroberohet koti rrugeve neper bote.
Jetoj me bukurine qe kane stinet tona
Dhe s’kam pse bie ne maraz dhe vetmi.
Kenges ia mar edhe kur qemton debora,
Kam trupin dhe shpirtin ne Atdheun tim!
Hajt, mos i shtrengo dollarkat e shkreta!
Mos u bej kurnac, si plaku Grande!
Oqeanin, e kaperxen gjysem bileta,
Dhe po s'te pelqeu, kthehu prape atje!
1998-2008