Letërsia Shqiptare

KEMBEZBATHURA E TURMAVE TE BOTES PA SHPRESE
E merkure, 27-02-2008, 10:44pm (GMT)

  Lindi dhe u rit ne vendin e keshtjellave,
  Zemren ia shpuan hidhesi perandorish.
  C’kerkonte qe ngjitej maleve dhe bredhave,
  Te takonte zotin dhe t’i fliste sinqerisht?

  Shputat i gjurmuan ne fusha e shkretetira,
  Ik e ik gjersa mbrriti mbi malin Everest.
  Ia nisi zotit karvanet me lutje e psheretima,
  Te linte qiellin dhe ne Toke te zbrese.

  Te vinte mysafir dhe te shihte frutin,
  Qe mbolli dikur me faren NJERI,
  T’i hiqte lakmine dhe t’i zhvishte dufin,
  Pastaj,si zot,te ikte ne punet e tij.

  Karvanet me lutje e lot e perdellime,
  2000 vjet udhetim ne rruget e qiellit.
  Hapsira Kozmike renkoi me vibrime:
  Krijuesi juaj eshte UJI  dhe DIELLI….

   *    *    *
  Sa here fluturimi me nxjerr permbi re,
  Nuk shoh asnje hije,shoh pafundesi drite.
  Dalloj fytyren engjellore te nje shqiptareje,
  Me permasat gjigande te Hapesires Kozmike. 
 
  Nese eshte nate galaktikave yjore,
  Ku anijet e shkences ngarkohen me zbulime,
  Shoh nje dore te rreshkur me levizje hyjnore,
  Pershendet gjithe boten nga te largetat yllezime.

  Nese une dalloj edhe nje gjurme mbi Toke,
  Shkretetirave a maleve dikush eshte capitur,
  Menjehere kujtoj nje Nenemadhe ne bote,
  Gonxhen shqiptare me shpirtin e ndritur.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.