Letërsia Shqiptare

LART' E POSHTE ASAJ RRJEDHE LUMI
E merkure, 27-02-2008, 10:47pm (GMT)

        Vene e vijne gjelkezat truplarushitur,
        Pezull mbi rrjedhe, me sqepin ngarkuar.
        Me njohin syvockelat, kur isha i mitur,
        Dhe prape them, s'me kane harruar?.

        Perpjete malit bej, me hapin e capkenit,
        Ku buron lumi kam deshire te mbrrij.
        Ne gjunje u bie te carave te shkembit
        Ngjesh buzet mbi to dhe freskun thethij

        Nuk ndoqa diellin kur u fsheh pas shpatit,
        Mugu grizoi dhe me nxit per rruge.
        Si fshatar i rregjur gjej rrugen e fshatit,
        Marr rrjedhen e lumit mbi zhavorre dhe gure.

        Pllaq-plluq neper ujra dhe mes lumit une ndal,
        S?dihet kur vij prap t'i degjoj zerin ferferimes.
        U mbylla per nje cast ne guacken  metal,
        Me te vjetrat zhgenjime nga perzhitja e brymes?

                    * * *
        M'u duk, se ky cast, ishte gjumi im me i gjate,
        Klithme e mellenjes nga hutimi me shkund.
        Ngadale mug i mbremjes po zbriste mbi fshat,
        M'i bukuri mantel qe s'e kisha pare kund.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.