Sikur te mos kisha mare rruget e kurbetit,
Ne vendlindjen time, mbreterine do te ngrija.
Gjoksin te nxirrja dhe mburresha si mbreterit,
T'isha zot i asaj vatre me prush e shkendia.
Do te isha mbret i pyjeve dhe maleve,
Dhe asnje burim s'do lija pa e puthur.
Me mikun do te hapesha, kur te kisha halle,
Ne mbreterine e tij, askush nuk ka humbur!!!
Do te isha mbret i kodrave dhe fushave,
I vlages magji ne brazden e porsahapur.
Femijeria ime, princ i korieve e gemushave,
Dashnor i natyrshem me ato qe kam dashur.
Mbreti s'ka frike kur vjen ver' e thate,
Me mbreterit e tjere, aty ku buron Devolli.
Lumit famemadh t'i ngrinim tjeter sfrat,
Dhe askush mos merzitej per arat qe mbolli.
Qejflinjte do t'i mblidhja, atje, ku pikon rakia,
Zelarte t'ja marim kengeve tona te vjetra.
Princave tane tu themi c'ligj ben dashuria,
Dhe c'jane iluzionet dhe c'eshte e verteta.
Tej detrave te largeta dhe oqeaneve te kripur,
Per mbret dhe per princ, s'gjendet njekembedhe.
Mbreteri e paqesise eshte ku linde dhe je rritur,
Kjo mbreteri, shqiptarce, quhet MEMEDHE.