Letërsia Shqiptare

NGA LIBRI ME LIRIKA “SINFONITE E STINEVE”
E diel, 09-03-2008, 11:35pm (GMT)

   MOSHATARJA  IME
   (intrige pemtari)

   Mesnata shkau dhe moshatarja s’me la vetem,
   Nates tropikale s’i lame nje gram gjume ne sy,
   Kushtrimin e kendezave te nje bote tjeter,
   M’a solli ketyre aneve dhe e degjuam te dy.

   E zura per qafe dhe buzet tona i ngjitem,
   Me dha aromen e dikurshme,magji per mua’
   M’i rizgjoi kujtimet dhe te flas me nxitin:
   “Te kam dashur,moj dhe akoma te dua.”

   Padashje luaj gishtat dhe imitoj nje gershere,
   Kqyr tehun e tyre. Dikur kam qene mjeshter,
   Ne degezat e njoma asnje plage mos lere,
   Krap-krup,krap-krup,mbi molle e pjeshke.

   Edhe Juga gulshon ne keto dite fillimmarsi.
   Eshte muaji kur sythat e rrushit lotojne.
   Ne cdo fillim pranvere gjallon krejt fshati,
   Dallendyshet jane kthyer dhe fole ndertojne.

   Eshte stina kur lengjet ngjishen neper dege.
   Vajzave u del turpi dhe nxjerrin gjunjet jashte.
   Mellenja vibron ajrin me sqepin e verdhe
   Dhe nuset e mbarsura kukurisin me grate.

   Sofateve te drunjta ulen dhe ne ato prej guri,
   Shamibardhat gazmore mburrin majane e vjeter,
   Kembejne midis tyre kulece te ngrohte gruri,
   E te tjera,e te tjera…Aman,c’te them tjeter?
   
   Buzet i bashkuam dhe ndjeva arome mielli.
   Ne turbulli me zhyte,o mikja ime,perse?!
   Per flokesh mberrthej Aferditen ne kupe te qiellit
   Dhe me varkezen qe lekundet u nisa ne Atdhe…

     *     *     *

   Ike e ik e ik dhe humba rrugen neper mjegull.
   Thethij gllenken e fundit dhe shishja ka mbaruar,
   Ishte raki rrushi brre!...nga mikja ime pjerrgull,
   Moshatar jam me te dhe kurre s’me ka harruar!
 

   SIKUR TE KISHIM DY ZEMRA
  
   Perendimi shigjeton mbi shpatullat e mia.
   Duroj te nxehtin dhe humbjen e nje dite.
   Thethij vakesine dhe serendis ca marrezira,
   Ne pjesen e zemres ku strehoen marrezite.

   Degjoj si grinden e mira me te keqen,
   Prushojne e gjemojne temtha e veshe.
   Ka filluar beteja e te vjetres me modernen,
   Kacafyten,gjakosen dhe s’meren vesh.
  
   Djallezisht nenqesh kur mendoj dy zemra,
   Strehuesen e te mirave e vendos net e majte,
   Te ngjishet paq me deshira e bukurat endrra,
   Shaume-a-pak te keqijat ne zemren e djathte…

    *     *     *
   Perendimi-‘i nxehte vak rrjedhen e cdo dite,
   Ne njetrajtshmerine e tyre perpiqem te mbijetoj.
   Te mbijetosh, do te thote,mos u mer me marrezite,
   E mjaftueshme eshte nje zemer dhe tjeter s’kerkoj.
   
MBRETERIA - MEMEDHE

   Sikur te mos kisha mare rruget e kurbetit,
   Ne vendlindjen time mbreterine do te ngrija.
   Gjoksin te nxirrja dhe mburresha si mbreterit,
   T’isha zot i asaj vatre me prush e shkendija.

   Te isha mbret i pyjeve dhe mbret i maleve,
   Dhe asnje burim s’do e lija pa e puthur.
   Me mikun do te hapesha kur te kisha halle,
   Ne mbreterine e tij askush nuk ka humbur!!!!

   Te isha mbret i kodrave dhe mbret i fushave,
   Vlage-endje-ndjelles ne brazden e porsahapur,
   Femijeria ime princ i korieve e gemushave,
   Dashnor i natyrshem me ato qe kam dashur.

   Mbreti s’ka frike kur vjen ver’e thate,
   Me mbreterit e tjere,aty ku buron Devolli,
   Lumit famemadh t’i ngrinim tjeter sfrat,
   Dhe askush mos merzitej per arat qe mbolli.

   Qejflinjte do t’i mblidhja aty ku pikon rakia.
   Zelarte t’ja marim kengeve tona te vjetra.
   Princave tane t’u themi se ç’ligj ben dashuria
   Dhe ç’jane iluzionet dhe ç’eshte e verteta.
  
   Tej detrave te largeta dhe oqeaneve te kripur,
   Per mbret dhe per princ s’ka nje kembedhe.
   Mbreteri e paqesise eshte ku linde dhe je ritur,
   Kjo mbreteri, shqiptarçe, quhet MEMEDHE.
  
   NGUJIM

   Shihemi kaq prane, sy ne sy,
   Kqyrim thinja e rrudha qe s’i kishim ne rini.

   Bardh’e grizo ngjyrat e vonshme,
   Mbi harten e rrudhur ne rruget e perbotshme.

   Ne bebezat e syrit fytyrat tona reale,
   Aty ngujojme kohen qe s’e ndjejme fare…

   
   PYLLI NE VJESHTE

   Vjeshtave, permes pyllit,sa here kaloj,
   Rrethuar nga druret e zhveshur krejt,
   Toka dhe burimet nen jorganin gjethor,
   E gjelbra vetmitare ne ndonje pishe a bredh.

   Sa here fundvjeshtave ngjitem ne mal,
   Trishtezon pylli im nen sfondin blu.
   Nese jam kaluar, une kalin e ndal,
   Kqyr pajen e brishte dhe plaget mbi dru.

   Shoh brymen qe perzhit cdo gje mbi toke,
   Te imta fjollabore vijezojne gjithandej,
   Majemalit i thurrin qeleshen mbi koke,
   Ne rrugen e kthimit koken pas nuk kthej.

   S’jam i zemeruar me pyllin ne vjeshte.
   Zhveshja e paradimrit nuk di pse me trishton.
   I pagjume mbetem gjersa debora te zbrese
   Dhe jorgan’i bardhe gjithesine mbulon.


   PLAKUSHI U BERI ME BAHCE E VRESHTA
   (mesazh per bahçevanet e botes)
   
   Hej,  mos harroni te famshmin Miçurin! 1)
   Ne bahcet tuaja bustin t’ia ngrini.
   Mrekullira,o miq,beri ai me shartim,
   Belica dhe kumbulla dhe fruta si gjinj!

   Mjaft i shtrenguat paraçkat e shkreta,
   Bustin e rusit t’a porositni menjehere,
   Plakushi u beri me bahce e vreshta,
   Damixhanat me raki dhe butet me vere.

   Te hiqni kapelen dhe ate ta pershendetni:
   -Tungjatjeta, mbreti yne, nder shekuj ti rrofsh,
   Qe nga moll’e kuqe dhe deri tek pjepri,
   Ne cdo koker frut’i madherishem ti qofsh!

   Hajt,mjaft i shtrenguat paraçkat e shkreta,
   Hic mos u merzitni kur te bini ne pleqeri.
   Micurini u beri me bahçe e vreshta,
   Butet me vere, damixhanat rrafsh me raki!

1)Miçurin-(1835-1935)=hortokulist dhe seleksionist me fame boterore ne krijimin e llojeve te reja ne frutikulture.
   
TRASHEGIMI
   (poemth per babain)

   Une s’jam gatuar me balte a gur,
   Me balte e gure dikur kam lodruar.
   Qysh te vogel me mesoi si te mbjel grure
   Si shtrohen hamshorat dhe si duhet kaleruar.

   Si hapet kanali dhe si mbillet pema,
   Flluskat t’i duroj gjersa ato te behen kallo.
   Pse ferra dhe murizi jane veshur me gjemba,
   Dhe pse ne shkolle duhej te merja vec “bravo”.

   Mbi supa sot mbaj gjysemshekullin e jetes,
   Ngarkesen e qelizave te te pareve te mi.
   Pervoja aterore me instiktin e bletes,
   Per mua jane e madhja trashegimi.

   Oqeane le pas dhe hapesirave te botes,
   Dallget e shekullit me shpatulla i çaj.
   Gjithe kete fuqi e mora nga vlag’e tokes
   Dhe s’kam pse ankohem dhe s’kam pse qaj.

   Ne kenge jam zeplote dhe aspak nuk druhem,
   Vargje-cilterat shtrij dhe nuk bie ne maraz.
   Ati im me mesoi qe askujt mos i perulem
   Dhe te ndjehem krenar kujt kombi i perkas.
   
SINFONI DIMRI NEPER HATULLA
   
E serta okite filloi te shkrihet,
   Perqark kornizes nga druri i vjeter.
   Varkez’e henes lekundet e perdridhet,
   Vetmi lirike,kjo copez vetull.

   Vershellimat hatullave çuditerohen,
   Jane dufe te pafata vajzerish lakuriqe,
   Imazhet e tyre nder dekada akullohen,
   Rishkrihen natyrshem ne te largetat vite.      
  
   Shpesh te coroditur na gjen dita e re
   Dhe fajin ia hedhim djallushkes hene!...
   Pas shpine gudulis psheretim’e bashkshortes
   Me ato çupelina(çudi!) ajo s’qe as mbreme…
 
    *     *     *
   Stina dimerore na vesh me dritherima,
   Gjer kur do te ç’mpihen keto ndjenjetulatura?   
   Mes’jeta e gjithkujt eshte me te tilla çudira,
   Gjersa dimri dirigjon sinfoni neper hatulla.

   NE  MOSHEN  PRANVERORE

   1.

   Me tela kitare dhe  prush zemre,
   Isha, a s’isha njezet vjeç,
   Vjersherova fjalet e nje kenge:
   “Dashuria ngroh, por edhe djeg”.

   Rinorja kokekrisje, moshe pranvere,
   S’pyeti “me desh,apo s’me desh”
   Hajdutçe i shkova nje flokeverdhe,
   Ta provoja me desh, apo s’me desh.

   2.

   Mesnate ish…Golshonte qershori,
   Arome pranvere dhe qiell mby krye,
   E florinjta hene, pogaçe dasme doli,
   Mbi majen e malit veshur me pyje.

   Pa pyetur “me desh, apo s’me desh”
   Qe vajze qyteti, qe vajze çapkene,
   Ne shkolle,ne rruge, ajo fol e qesh,
   Shetiste me mua nen drite hene.

   Te gjitha keto i mblodha ne vargje,
   Dy zemrat i shkriva ne tela kitare,
   Kalldreme, sofate, me mijra pragje,
   Lume dashurie dhe vrull ujvare.

   3.
   
   Kortin’e dritares m’u be se levizi,
   Nga qoshk’e rrugices sinjalin fishkellej,
   Si shpend u hodha mbi mur qerpiçi,
   Me shume se puthja, desha te rrembej!

   Luajta ne kitare dhe ujvara kengen,
   I dehuri - çapken me lengun dashuri,
   Per here te pare shtrydha krejt zemren,
   “S’kam vajze per ty, o, kitarexhi!”

   U mbyll brenda mjeranja çapkene,
   Dhe me ajo s’doli shetitje me mua,
   U zbeh floridrita e neteve me hene,
   U vyshken buzet qe thoshin”te dua”

   4.
   Dreqi e marte bukuroshen flokeverdhe!
   Guguçe e plagosur mbeti ne krua,
   Kupa qiellore dergon here-pas-here
   Vibrime mesazhesh “akoma te dua”.

   Vluan vershimet ne dejet e kesaj zemre
   Ne stinen e pranveres shperrthimi gjemon,
   Kitara, moj frikane, i kendon jo veç nje femre!
   Mosha pranverore te tjera vajza gjurmon.

   Mesova te deshifroj qerpikun qe dridhet,
   Kodin e fshehte “ me –do – a- s’me-do”,
   Tani zgjedh aromen e lules qe s’shqitet,
   Me shume se kaq, as ti mos kerko!...

      1975



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.