NENA
Me pret gjithnje tek prag’i portes,
Duart nen perparese sikur fsheh dicka,
Njelloj si nenat ne mehallet e botes,
Nena ime,e plakura.
Ndodh qe kthehem vone nga puna,
Pret dyshimzemerdredhur:
“Mbase im’bir pi raki me cuna
Dhe sonte vjen ne shtepi i dehur.”
Nje mije keshilla mban ne gjuhe,
Pret sa te kaloj pragun e portes,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njelloj si nenat e mehalleve te botes.
KITARES
Me ty kendoj kenget tona,
Me ty lidh tinguj neper tela,
Me ty u ngjira kur dashurova,
Me ty kam lenduar edhe zemra…
MENGJESET I SJELLIN KENDEZAT
Mbushini gotat! Le te ndjekim sonte telat,
Kitarat e drunjta kane tingull real.
Mengjeset nen kenge kendesash,
Netet e dashurise i kthjene mall.
Me fund, o miq, t’i pime keto gota,
Le te turbullohemi njehere sadopak,
Zgjuar le te mbetet sonte gjithe bota,
Fund’i saj kurdohere eshte larg.
T’i kendojme kenget kur kemi dashuruar
Edhe kitarave t’u keputen sonte telat,
Keshtu do te harrojme se kemi merguar,
Nga mengjeset qe i sjellin kendesat.
MENGJES, ORA 6
Perpiqem te gjej me probabilitet,
Mendimin para se t’i dorezohesha gjumit,
Sikur te plakeshim ne tjeter kontinent,
Cfare do te ndodhte ne fund te fundit?!...
Shpresa, si gjithnje, do te gjallonte,
Ditet dhe netet e zakonshme.
BURRI DHE GRUAJA ME SHTEPI RREZE LUMIT
Dy te keqija ndjekin burrin e shkrete,
Kur ka grua te bukur e shtepi rreze lumit.
I pagjume nga xhelozia dhe gdhin ato net,
Me ankth pergjon edhe vorbullat e ujit.
Hall i madh qenka gruaja e bukur!
Hamendje se ajo shkon me te tjere,
Ajo, qesh e kendo dhe vallezon si flutur,
Por burrin e saj e ben te mjere.
Ankth’i burrit vjeshtave me stuhi,
Kur shkrijne dimrat me akuj e debore,
“Ky lume i pabese te le pa shtepi!”,
Renkon me Jugen dhe plaket para kohe.
* * *
…………………………………..
Gruaja xheloze ka fundin me tragjik,
Ne shtratin bosh pret deri ne mengjes,
Ne netë vetmie ze zverdhet si fik,
Ne moshe te re…papritur ajo vdes…