| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Peja E premte, 22-06-2007, 07:33pm (GMT) Vendlindjes
Peje, ne ije te Bjeshkeve te Namuna qe si pleq te moçem me plisa resh mbi krye, qiejsh kuvendojne… Gerryer thelle, zhuritur, Gryka e Rugoves. Lart malet shpinat shtrijne, murana flijimi, ku heshtjen e vet ha durimi, me lote ujevarash, syte e kalimtareve nginj… Ka rrjedhur koha lume, por shtrati i malit s’eshte thare. Nga padurimi klith: Me ke pritur heret, po vij! Gryka zerin e perpin… Me peshtjell nje ere, me mpin. Nderem ne ajri, dhe me merr harrimi… Peje, vendlindja ime, ne zgrip te pikellimit!... Peje 1990 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||