| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Hena dhe nje yll E premte, 22-06-2007, 07:42pm (GMT) E panë hënën me një yll, në qiell pa rënë mbrëmja…
Kur u bë terr dolën yjtë të tërë dhe i panë të dy… Zunë të vezullojnë e të ndizen zjarr thellë të ndjejnë zili! Hëna u trazua tek i pa në ethe t’egër e tërbuar U zbeh në fytyrë ra përtej, u fsheh pas yllit harruar! Muzgu me përtesë vonoi të zbresë ajo ndjeu frikë Keq do ta pesojë ky i dashuruar dritën do t’ia fikin! Kur pa hënën lart, ylli u ndez zjarr asaj iu afrua… “Mos më eja pas u ndjell maraz… se unë ty të dua…!” Ylli i dashuruar në shpirt i lënduar mbet’ me kryet pas E ndoqën ata tutje në thellësi nata mend u zbraz “Atë” kush lakmon qiellit mëkaton është një i pabesë… Turren aq të marrë si një kyqezatë natës pis të zezë! Përtej kësaj bote u ndje një lëngatë dhe mbeti mister Vringëllima thikash vrasës të pashpirt nginjen si në ferr! Zbehur në fytyrë nga ajo mënxyrë hëna q’e plotë ish Nga tmerri që pa atë natë prilli… U ça, u bë dysh! Si e panë ata të dashuruar klithën si të marrë: “Rrëmbyes, kusar ti, yll, imoral… Kokën në hanxhar! Shpejt kapën yllin e linçuan qiellit Ndriçimin ia shuan Ai zu të bjerë gjaku i tij ndezi verbërine me dritë… Por, u shua shpejt gremisjes, në rënie si meteorit… Hëna e vrerosur errur e brengosur klithi në lëngatë: “Të desha, o yll i ndritshëm agimi katila, pse ma vratë?!” * Pareshtur në netë bien meteorë… zgrofit t’qiellit fiken Ndrisin veç një çast kësaj botës sonë në ikje tragjike! Qielli sovran shpërfillshëm atje mbretëron mbi re… Ndizen yje, shuhen bien e më s’kthehen porsi efemerë… Hën’ e re rishtaz e ndjekur prej yjsh endet skaj më skaj Tjetrin yll gremis gjithësisë pa fund për trillet e saj |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||